Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Maldivet ua ndalojnë hyrjen shtetasve izraelitë si përgjigjje ndaj luftës në Gaza

Presidenti i Maldiveve, Mohamed Muizzu ka njoftuar të martën se Maldivet nuk do të lejojnë hyrjen e shtetasve izraelitë, duke përmendur si shkak kundërshtimin ndaj fushatës brutale ushtarake izraelite në Gaza.

Vendimi ka ardhur pas ratifikimit të Amandamentit të Tretë të Aktit të Emigracionit në Maldive, i cili u miratua nga  Mexhlisi Popullor më 15 prill, sipas një deklarate nga Zyra e Presidentit, raporton Anadoly.

Në një postim në Facebook, Muizzu e përshkroi amendamentin si një “reflektim të qartë të qëndrimit tonë kundër mizorive të vazhdueshme në Palestinë”, duke shtuar se kombi i Oqeanit Indian “ripohon solidaritetin e tij të palëkundur me popullin palestinez”.

“Maldivet vazhdojnë të mbrojnë përgjegjësinë për shkeljet e ligjit ndërkombëtar dhe mbeten të zëshme nëpër platforma të ndryshme ndërkombëtare në dënimin e veprimeve të Izraelit”, thuhet në deklaratë.