Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Izraeli vret edhe 25 palestinezë të tjerë, numri total i të vrarëve tejkalon 51,000

Së paku 25 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite brenda 24 orëve të fundit, duke e dërguar kusht numrin e të vrarëve që nga fillimi i luftës në 51,025, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Ministria tha se edhe 89 të tjerë të lënduar janë dërguar në spital, duke e dërguar kështu numrin total të të lënduarve nga sulmet izraelite në 116,432, raporton Anadoly.

Shumë viktima supozohet se janë të ngujuara në rrënoja, pasi ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur t’i arrijnë.

Kombinimi i bombave dhe një situatë të rëndë humanitare po përkeqëson me shpejtësi kushtet për popullin e Gazës.

Ushtria izraelite rifilloi sulmin e saj në Rripin e Gazës më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë 1,652 njerëz dhe ka plagosur afro 4,400 të tjerë, pasi prishi marrëveshjen e armëpushimit që u arrit në janar.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.