Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Reagon Gjermania: Gaza u takon palestinezëve

Gjermani ka paralajmëruar të mërkurën Izraelin kundër një okupimi të përhershëm të Gazës. Paralajmërimi ka ardhur pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka deklaruar se trupat e tij do të qëndrojnë për një periudhë të pacaktuar në ato që po i quan “zona të sigurisë” në enklavë.

“Qeveria gjermane refuzon qartë një pushtim të përhershëm të Gazës dhe një dëbim të përhershëm të palestinezëve nga Gaza. Gaza u përket palestinezëve,” tha Christian Wagner, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në një konferencë shtypi në Berlin, raporton Anadoly.

“Mbetet një synim i qartë i politikës së jashtme gjermane që të kontribuojë në një zgjidhje të negociuar me dy shtete në Lindjen e Mesme”, shtoi ai.

Ministri izraelit i mbrojtjes tha më herët se ushtria “do të mbetet në zonat e sigurisë si një tampon midis armikut dhe komuniteteve (izraelite) në çdo situatë të përkohshme ose të përhershme në Gaza – si në Liban dhe Siri”.

Kohët e fundit, ushtria izraelite ka lëshuar urdhra evakuimi të detyruar për zonat në Beit Lahia, Beit Hanoun dhe Jabalia në Gazën veriore, si dhe për të gjithë qytetin e Rafah dhe pjesë të Khan Younis.

Të shtunën, ushtria izraelite tha se përfundoi rrethimin e Rafahut dhe vendosi aksin Morag që e ndan atë nga Khan Younis.

Më shumë se 51,000 palestinezë janë vrarë në Gaza nga sulmet izraelite që nga tetori 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.