Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Sallata perfekte pranverore!

E thjeshtë, e shëndetshme dhe super e shijshme!


Servohet për :
4 persona


Koha e përgatitjes: 20 minuta minuta



Print Recipe

Përberësit:

  • • 5 gota rukola
  • • 1 avokado
  • • 1 gotë manaferra
  • • 3/4 gote boronica
  • • 1½ gota kastravec
  • • 2 lugë gjelle nenexhik i freskët
  • • 2 lugë gjelle lëng limoni i freskët
  • • 1 lugë gjelle shurup panje
  • • 1/3 gotë vaj ulliri
  • • 1/3 gotë lajthi të pjekura
  • • 1/3 gotë djathë feta (vegan ose jo)
  • • Kripë & piper sipas shijes

Përgatitja

Përgatitja:
 
1. Në një enë të madhe përziej rukolën, kastravecin, manaferrat dhe boronicat.
2. Shto avokadon në feta dhe lajthitë e pjekura.
3. Në një tas të vogël, rrih vajin e ullirit, lëngun e limonit, shurupin e panjës, nenexhikun, kripën dhe piperin.
4. Hidhe salcën mbi sallatën, përzieje lehtë dhe në fund shto djathin feta sipër.
5. Shërbeje menjëherë!