4
SHBA-ja njoftoi se Kina do të përballet tani me një tarifë të re deri në 245% për shkak të masave të saj hakmarrëse, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë.
Urdhri i fundit administrativ i Shtëpisë së Bardhë, përfshinte edhe shpjegime për tarifat doganore reciproke të shpallura më 2 prill, transmeton Klankosova.tv.
Trump kishte planifikuar që një sërë tarifash të larta për vendet në mbarë botën të hynin në fuqi.
Por javën e kaluar ai njoftoi “ngrirjen” e tyre për 90 ditë për vendet e goditura nga tarifat doganore më të larta të SHBA, përveç Kinës.