Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama: Çeku zgjodhi sërish rrugën e mashtrimit dhe propagandës, e ftoj në një debat të hapur

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar ministrin “e dorëhequr” të Kulturës, Hajrulla Çeku, për mashtrim dhe propagandë në lidhje me punimet në disa projekte të kryeqytetit.

“Sot, Ministri i Kulturës ka zgjedhur sërish rrugën e mashtrimit dhe propagandës, duke vazhduar me të pavërtetat e radhës për të justifikuar bllokimin e kundërligjshëm dhe sistematik të çdo projekti transformues në Kryeqytet!”.

Rama e ka ftuar Çekun në një debat të hapur.

“E ftoj publikisht Ministrin e Kulturës, bashkë me ekspertët e tij, në një debat të hapur publik!”.

Sot Çeku ka përsëritur akuzat që Ministria e Kulturës i ka bërë Komunës së Prishtinës në lidhje me disa projekte në kryeqytet, përfshirë edhe ata në sheshin “Xhorxh Bush” se kontratat janë në kundërshtim me Ligjin për Trashëgimi Kulturore.

“Të gjitha këto kontrata janë të lidhura kundërligjshëm, duke mos i respektuar procedurat e nevojshme për pajisje me leje dhe pëlqime të nevojshme. Të gjitha këto investime realizohen brenda zonave të mbrojtura të trashëgimisë kulturore. Ligji kërkon që para se të shpallen procedurat e të lidhen kontratat duhet të pajisen me pëlqime përkatëse nga autoritetet përkatëse”, tha sot Çeku në një konferencë pas një mbledhjeje të qeverisë.