Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Batalioni Rezervë i KFOR-it zhvillon trajnim në Novosellë

 
   

Batalioni i Rezervës Taktike të misionit të KFOR-it ka zhvilluar trajnimin “CLS” në kampin në Novosellë.

Sipas KFOR-it, aktivitete të tilla synojnë të ofrojnë një hap në mes ndihmës së parë dhe aftësive të avancuara në mënyrë që të ndihmohen siç duhet ushtarët e plagosur.

“Këto përpjekje janë pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha KFOR-i.

Më tej, KFOR-i tha se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij dhe se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.