1
Pesë deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të marrin pjesë nesër në vazhdimin e seancës konstituive.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i AAK’së Kushtrim Xhemajli.
Po”, tha ai shkurt.
Akoma pa u thirrë vazhdimi i seancës konstituive nga PDK e LDK kanë thënë se nesër do të shkojnë në kuvend.
Ndërsa zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, në një përgjigje për Express ka thënë se në momentin që do të kenë ftesë nga kryesuesi Avni Dehari për vazhdim të seancës konstituive do t’i përgjigjen asaj “ashtu siç e do rregulli dhe rendi”.
“Sapo të kemi ftesën nga kryesuesi i seancës ne sigurisht se do t’i përgjigjemi ashtu siç e do rregulli dhe rendi”, tha Manxhuka.
Tashmë Kuvendi ka njoftuar se vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për nesër në ora 12:00
Aleancës për Ardhmërinë e KosovësSeancë konstituive