
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kabineti qeveritar ka mbajtur sot mbledhjen e 258-të, gjatë së cilës janë marrë gjithsej 14 vendime në fusha të ndryshme.
“Sot mbajtëm mbledhjen e 258-të, ku morëm gjithsej 14 vendime,” ka shkruar Kurti.
Ndër vendimet kryesore, ai përmendi:
emërimin e Bordit të Drejtorëve të NP “Hidroregjioni Jugor” në Prizren;
aprovimin në parim të kërkesës për huamarrje prej 10 milionë euro për Telekomin e Kosovës;
themelimin e grupeve koordinuese për mbrojtjen e arinjve të murrmë, rrëqebullit ballkanik dhe ujkut;
rialokimin e 147 mijë eurove për dy projekte në Kamenicë dhe Novobërdë;
dhe bartjen e tokës për ndërtimin e një monumenti në Bjeshkët e Junikut.
Po ashtu, Qeveria miratoi Planin e Veprimit 2025–2026 për zbatimin e strategjisë për komunitetet Rom dhe Ashkali dhe tre vendime përfundimtare për shpronësime për projekte në Gjilan dhe Ferizaj.