Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tomë Gashi publikon videon: Dikur Kuvendi dukej si fontan dëshirash të Serbisë – me LVV-në, ajo kohë ka kaluar

 
   

Avokati Tomë Gashi ka publikuar një video të Kuvendit kohë më parë kur qeveriste PDK.

Ai ka krahasuar Kuvendin e Kosovës të së kaluarës me një “fontan dëshirash” të Serbisë, duke nënkuptuar ndikimin e madh që kishte Beogradi në vendimet politike të Kosovës.

Nuk është më ajo kohë”, shkroi ai, duke i atribuar ndryshimin Lëvizjes Vetëvendosje, e cila sipas Gashit, ka ndërprerë ndikimet e jashtme në institucionet shtetërore.

Deklarata e tij vjen në një kohë të ndjeshme politike, kur bllokada për konstituimin e Kuvendit ka shkaktuar përplasje të ashpra mes pozitës dhe opozitës.

“Dikur dukej Kuvendi i Republikes së Kosovës si fontan dëshirash të Serbisë!

Me Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Ka kaluar ajo kohë”, shkruan Gashi.