
Njohësi i çështjeve juridike, Melazim Koci, ka reaguar ndaj debatit rreth qëndrimit të anëtarëve të Qeverisë në detyrë që janë zgjedhur deputetë. Ai thotë se interpretimi që kryeministri dhe ministrat duhet të largohen menjëherë nga zyrat është i gabuar.
Sipas tij, Ligji për Qeverinë (08/L-117), neni 30, qartë saktëson se Qeveria në dorëheqje vazhdon detyrat deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Po ashtu, neni 26 parasheh se ata duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve, por kjo nuk nënkupton largim fizik nga detyra derisa të zgjidhet qeveria e re.
Postimi i plotë:
(Keq)interpretimi i Ligjit per Qeverine!
Zhurma e 48 oreve te fundit rreth Ligjit per Qeverine te vitit 2022 (nr. 08 L-117) eshte e kote dhe pa asnje kuptim, sepse ai eshte shume i qarte dhe vetem duhet interpretim objektiv dhe pa anime partiake.
Pohimi i nje pjese te opozites se kryeministri dhe ministrat qe jane zgjedhur deputete nuk duhet te shkojne ne zyre nuk eshte i drejte, sepse neni 30, pika 1 i ketij Ligji taksativisht thote:
“Qeveria ne doreheqje vazhdon te ushtroje pergjegjesite e saj, ne perputhje me kufizimet e percaktuara me nenin 31 te ketij ligji, deri ne zgjedhjen e Qeverise se re nga ana e Kuvendit”.
Ky nen askund nuk e thote qe kryeministri ose ministrat (ne detyre/te dorehequr) dhe te zgjedhur deputete duhet te zevendesohen nga zevendeskryeministri ose zevendesministrat.
Aspekti tjeter ka te beje me faktin nese kryeministri dhe ministrat e zgjedhur duhet te japin doreheqje nese jane zgjedhur deputete. Ligji edhe ne kete rast nuk le hapesire per interpretime.
Neni 26, pika 1 thote:
“Ne rast se anetari i Qeverise ne detyre zgjidhet deputet i Kuvendit te Republikes se Kosoves, i njejti duhet duhet te jap doreheqje nga posti i anetarit te Qeverise para dites se certifikimit te rezultatit te zgjedhjeve”.
Rrjedhimisht kryeministri dhe ministrat e zgjedhur deputete eshte dashur dhe duhet te japin doreheqje, por jo te largohen nga zyrat e tyre deri ne zgjedhjen e Qeverise se re nga ana e Kuvendit te Republikes se Kosoves.