Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kush po krijon vetëkurthim institucional sipas Florian Dushit?

 Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Florian Dushi, sot ka hedhur një vështrim mbi hartimin e legjislacionit.

Dushi, shprehët se hartimi i legjislacionit në vend, ka rënë në duart e jo profesionistëve, për çka sot, sipas tij kemi një “vetëkurthim institucional”.

“Vetëkurthimi institucional!

Është për të ardhur keq që hartimi i legjislacionit në këtë shtet ka rënë në duart e joprofesionistëve, të verbër ndaj interesit publik dhe plotësisht të nënshtruar ndaj vullnetit të politikanëve injorantë. Këta individë, që s’kanë as njohuri të mjaftueshme juridike e as integritet profesional, po e trajtojnë procesin legjislativ si një mjet për t’i shërbyer interesave të ngushta partiake, jo shtetit dhe qytetarëve.

Qasja e tyre subjektive dhe shpeshherë arbitrare në hartimin e ligjeve po krijon absurditete ligjore, paqartësi zbatuese dhe kontradikta të hapura mes normave, duke çuar në vetëbllokim të institucioneve. Në vend që të ndërtojnë një arkitekturë funksionale ligjore, këta “hartues” po shndërrohen në arkitektë të vetëkurthimit institucional sikur që është rasti me Ligjin për Qeverinë dhe një mori ligjesh tjera. Kjo situatë është jo vetëm alarmante, por edhe thellësisht e dëmshme për funksionimin demokratik të shtetit dhe institucioneve tona.

Ligjet nuk mund të jenë produkt i sharlatanëve politikë, por duhet të jenë fryt i ekspertizës, profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj shtetit të së drejtës”

No description available.