Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gërvalla, LDK-së e PDK-së: Ata që refuzojnë mandatin, nuk janë në mend

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër ndaj deputetëve që po refuzojnë të konfirmojnë mandatin e tyre të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ajo u shpreh se një sjellje e tillë është e papërgjegjshme dhe në dëm të funksionimit demokratik të institucioneve.

“Deputetët të cilët refuzojnë të konfirmojnë mandatin e tyre, të cilin tashmë ua ka certifikuar KQZ-ja, sinqerisht që nuk janë në mend. Sinqerisht që jo!”, deklaroi Gërvalla përpara mediave, pas dështimit të seancës konstituive të radhës.

Gërvalla dekalroi se nuk dëshiron të paragjykojë zhvillimet e së shtunës, por bëri thirrje për ndërprerjen e bllokadave dhe krijimin e një klime bashkëpunimi.

“Bllokada nuk duhet të jetë alternativë… nuk e kemi luksin të rrijmë dhe të diskutojmë për bllokada formale e teknike, por duhet të ecim përpara”, tha ajo.