Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputet i Vetëvendosjes konfirmon marrëveshjen me Nismën

 
   

Haxhi Avdyli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se partia e tij ka marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, edhe pse jo në formë të shkruar, për bashkëqeverisje

Avdyli ka thënë se bisedimet kanë qenë pozitive dhe se tashmë VV-ja i ka 61 vota në Kuvend, e se po synon për më shumë.

Përpos kësaj, Avdyli ka treguar edhe kërkesa e NISMA-s për koalicion.

“Nisma më shumë është duke kërkuar ato të cilat janë disa nga parimet. Një prej tyre është edhe ulja e pragut zgjedhor, të cilin e ka kërkuar nga ne dhe të gjitha partitë. Është një prej kërkesave, ulja e pragut zgjedhor, që ne i kemi diskutuar, ne si Guxo. Ndoshta edhe nuk është ide e keqe. Ende s’është marrë ky vendim, por unë sa e kam dëgjuar, është një nga kërkesat. Janë edhe disa kërkesa të tjera”, ka thënë ai.