Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, organizohen disa aktivitete

Ditën e sotme shënohet Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.

Lidhur me këtë Komuna e Prishtinës do të organizojë disa aktivitete.

Këto aktivitete do të organizohen së bashku me OVL,SHFD dhe SHIL të UÇK-së.

Fillimisht do të mbahen homazhe në kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Velani duke filluar nga ora 10:00.

Në ora 10:30 bëhen nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti.

Nga ora 10:45 – Aksion për dhurim gjaku në sheshin “Zahir Pajaziti” ndërsa në 11:30 – Homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Makovc.

Duke filluar nga ora 13:00 – Tubimi qendror-tradicional “Epopeja e UÇK-së” në Marec dhe aktivitetet mbyllen në ora 17:00 ku mbahet Ceremonia për ndarjen e 71 mirënjohjeve për familjet e dëshmorëve dhe heronjve të Komunës së Prishtinës – Salla e Kuvendit Komunal