Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ambasadat e Francës dhe Britanisë nderojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot me titullin “Nderi i Republikës” tre të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqin, Shyrete Tahirin dhe Ramadan Nishorin. Ambasadat e Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë reaguar me vlerësime të larta për guximin dhe dëshmitë e tyre.

Pas këtij akti, ambasadat e Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë kanë reaguar me respekt dhe vlerësim të lartë.

Ambasada e Francës ka shprehur respektin e saj për këta individë, duke i cilësuar ata si shembuj të guximit dhe solidaritetit.

“Ambasada e Francës shpreh respektin e saj për znj. Vasfije Krasniqi & znj. Shyhrete Tahiri, si dhe z. Ramadan Nishori për dëshmitë e tyre të guximshme mbi dhunën seksuale të përjetuar gjatë luftës. Ju përshëndesim me respekt, dinjitet dhe solidaritet”, thuhet në postim.

Nga ana tjetër, Ambasada britanike e vlerësoi këtë akt si një moment të veçantë, duke theksuar se ishte një nder i madh që të ishin pjesë e kësaj ceremonie.

“Ishte një nder i vërtetë të jemi pranë presidentes Osmani këtë pasdite, teksa ajo ndau dekoratën ‘Nderi i Republikës’ për Vasfije Krasniqin, Shyrete Tahirin dhe Ramadan Nishorin – tre heronj të vërtetë të Kosovës”, theksohet në postimin e Ambasadës britanike.