Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Faton Peci përmend një datë për zgjedhje të reja: Nuk duket propozim i keq …

Të zgjedhurit e popullit më 9 shkurt, do të mblidhen edhe një herë të shtunën në tentimin e tretë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, lidhur me këtë tha se opozita e ka vendosur Kosovën në gjendje kurthi.

“Jemi para murit, deputetët dhe Kosovën në gjendje të kurthit vendosi PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe”. Ne kemi pranuar përgjegjësinë që na kanë jep qytetarët, të gjithë ata që kanë votu kundër, kanë votuar kundër vetvetes. Unë kam dhënë dorëheqje tek eprori i im. Si institucion, si Kuvend jemi vendos para murit që duket vështirë i tejkalueshëm”, tha ai në TV1.

Peci tha se propozimi i Memli Krasniqit për datën 15 qershor zgjedhje të reja nuk duket i keq.

“Një zgjedhje tjetër është ashtu siç ka deklaruar kryetari i PDK-së, data 15 qershor mund të jetë njëra prej datave të përshtatshme. Mendoj që nuk është propozim i keq. Ta festojmë ditën e çlirimit me 12 qershor dhe është mundësia që data 15 qershor ose një datë tjetër të jetë data kur do të mbahen zgjedhje të reja”, deklaroi ai.