Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gashi (LDK): Situata për keqardhje, pres nga partitë të jenë më të përgjegjshme

 
   

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se situata e krijuar në Kuvend është për keqardhje.

Sipas tij, partitë politike duhet të bëhen më të përgjegjshme dhe të gjejnë një zgjidhje.

“Sot është tentimi i radhës për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Mendoj se është për keqardhje situata por pres që partitë politike të fillojnë të bëhen më të përgjegjshme dhe të gjejnë zgjidhje.

Presidentja nuk ka kompetencë, është çështje e partive politike dhe Kuvendit. Jam pjesë e partisë por nuk flas në emër të partisë”, tha ai.