Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputeti Rasim Demiri dyshime për takime me Milan Radoiçiq?, Pyetet, në Kuvend por nuk përgjigjet

 
   

Deputeti boshnjak i zgjedhur në zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025, Rasim Demiri nga Koalicioni Vakat sipas burimeve të medias në vitin 2021 ishte takuar me tashmë kriminelin dhe terroristin Milan Radoiçiq në Kopaunik.

Burime thonë se përmes Listës Serbe është ndihmuar edhe financiarisht edhe përmes votave.

Në mesin e materialeve të marra burimet tregojnë se ai kishte marr edhe ”maica, kapela, byzylyk gome dhe bluza’’.

Nga ana tjetër, në zgjedhje ai kishte marrë mbi 1500 vota në komunat ku jetojnë serbët e ku nuk ka komunitet boshnjak.

Lidhur me këto, TV Dukagjini sot gjatë ditës kur edhe po mbahej seanca për herën e shtatë konstituive e Kuvendit ka pyetur Demirin për takimin me Radojçiqin, marrjen e parave dhe materialeve si dhe për votat që kishte marrë në komunat me shumicë serbe e ku nuk ka komunitet boshnjak.

Ai është përgjigjur se ’’A s’keni tjetër pyetje’’, kur është pyetur sërish nga gazetari se a është e vërtet apo jo takimi me Radojçiqin dhe marrjen e parave dhe votave, ai thotë: ”A bash qitash e gjete me pyet a’’ duke u larguar shkallëve të Kuvendit dhe duke ikur nga gazetari.

Asokohe, Demiri përkatësisht Koalicioni Vakat (KV) i cili përbehej nga Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV) në komunën e Ranillugës të banuar me shumicë serbe kishte marr 209 vota, përkatësisht 8.26%.

Në Novobërdë, Koalicioni Vakat i udhëhequr kishte marrë 256 vota, përkatësisht 5.60% të votave duke u renditur si partia e pestë me më së shumti vota.

Në Leposaviq, Koalicioni Vakat kishte arritur të merrte gjithsej 218 vota, përkatësisht 2.13%.

Më poshtë, janë votat e Vakat ndër vite në zgjedhje sipas komunave, ku edhe diferenca me zgjedhjet 2021 duket e thellë, pra një rritje e shumë e lartë.