1
Instituti ‘Friedrich Ebert Stiftung’ ka bërë të ditur se flamuri i vendosur tek rrethi kryesor i Prishtinës, i njohur si “Rrethi me Flamur”, simbolizon jelekun e punës së punëtorëve.
Nga ky institut bëjnë të ditur se flamuri kombëtar është zëvendësuar me këtë flamur në nder të Ditës Botërore të Përkujtimit të Punëtorëv.
“Sot, në Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve (28 Prill), në qendër të Prishtinës, zëvendësuam Flamurin Kombëtar me një jelek pune.
Ky jelek është një simbol universal i të gjithë punëtorëve: të ndërtimit, policëve, punëtorëve të rrugëve, dhe shumë të tjerëve. Me këtë akt, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën në vendin e punës dhe në kushte të rënda pune.
Instalacioni është një thirrje për reflektim dhe për të menduar për sigurinë, jetën dhe dinjitetin e çdo punëtori”, thuhet në postimin e institutit.
PrishtineflamuriRrethi me Flamur