Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“A bon me qitë jashtë a e qes unë?”, Hisen Berisha nxehet pasi Salih Zyba i thotë komunist: Këqyre ti zotëri!

 
   

Komisioni për Siguri sot është përcjellë me tensione nga ana e kryetarit, Bekë Berisha, anëtarit Salih Zyba dhe anëtarit tjetër Hisen Berisha.

Zyba, deputeti nga radhët e VV’së, iu është referuar deputetit nga PDK’ja Hisen Berisha si “djali i komunistit”.

“Me u thirrë e me akuzu për komunizëm nga një person që komunizmin e ka dëshirë me e përdor në secilën fjalë, një ish-komunist, një djalë i komunistit, nuk e di çka po don ky ma shumë. S’mundesh me na bë me zor neve komunista që s’kemi qenë. Prandaj, një komunist, pe citoj një autor “nuk mund…”, ka deklaruar Zyba.

Për këtë ka reaguar ashpër Berisha, duke kërkuar që Zyba të përjashtohet nga komisioni.

“Ku pe din ti kush jam unë? Kush të ka thanë me nejtë në komision ma s’pari? Ti s’ki certifikatë me kanë në këtë komision dhe s’duhet me e leju njerin”, tha Berisha i PDK’së.

“Ty t’kanë largu në Partinë Demokratike për korrupsion. 70 për qind s’jeni më në parlament, veç bëje ligjin e lustracionit”, vijon tutje Berisha.

Zyba më vonë iu është drejtuar ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit, duke e pyetur se a po i sjellë më shumë dëm apo dobi ministrisë ky komision. Për këtë, ka ngjallur pakënaqësinë e kryetarit të komisionit, Bekë Berishës. Ky i fundit ka kërkuar nga Zyba ta ndalojë mikrofonin.

“Nale mikrofonin, stop! Nale kur t’jom unë ktu, s’bon. Nale mikrofonin bre Salih mos m’hajde këtu… Nuk mundesh me më qitë mu në aso situatash. Këtë praktikë të partisë tane e ndalë në vend”, ka thënë Berisha i AAK’së.