Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“A do lidhesh me ndonjë vajzë këtu?”/ Olsi i përgjigjet kështu Ilnisës… (VIDEO)

“Dashuria nuk pyet, por qëllimi në atë shtëpi nuk është se…”

“Dashuria nuk pyet, por qëllimi në atë shtëpi nuk është se unë kam hyrë të dashurohem ose kam hyrë të mos dashurohem, çdo gjë ja kam lënë një reality”.

Kështu është shprehur Olsi Bylyku në klipin e tij prezantues kur u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.

Ndërsa i pyetur se si do të reagonte nëse një vajzë flirton me të brenda shtëpisë, ai duke qeshur u shpreh: “Do ti thoja të lutem shumë mbaj vendin tënd aty, jam njeri që nuk kaloj normat dhe caqet”.

Ndërsa mëngjesin e sotëm, teksa banorët po shijonin rrezet e diellit në oborr, Ilnisa ka pyetur në lidhje me dashurinë.

“A do lidhesh me ndonjë vajzë këtu?”, ishte pyetja e Ilnisës, ku Olsi pasi qëndroi pak në heshtje u përgjigj:

“Po, Juli i ngjan më shumë Shkrekut”, duke shkaktuar të qeshura te banorët.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a06d50d9-63c5-4219-a35f-df96d03511eb