Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A do ta marrin pagën e 13-të mësimdhënësit? Flet zëvendësministri i Arsimit

 
   

Ky fundvit, Ministrinë e Arsimit e pret me një kërkesë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë.

Kreu i këtyre të fundit, do të kërkojë që me kontratën e re kolektive, t’iu jepet rroga e 13-të mësimdhënësve të dalluar.

Për këtë, zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi tha se deri më tani nuk kanë ndonjë kërkesë zyrtare.

Megjithatë, ai thotë që qëllimi duhet të jetë arritja e cilësisë në arsim, pastaj të diskutojnë për rrogat.

“Nuk ka ndonjë festë zyrtare, e as nuk ndonjë iniciativë zyrtare për diçka të tillë, megjithatë në bashkëpunim me SBASHK-un qëllimi i përbashkët me arrit cilësinë në arsim, pastaj pagat e 13-ta e të 14-ta, mundemi me i diskutu”, u shpreh ai për Front Online.

Kelmendi pyetet nëse do ta realizojnë një kërkesë të tillë, mirëpo ai tha që nuk e kanë diskutuar.

“Nuk është kërkuar diçka, dhe nuk është diskutuar, ne në media e kemi parë një kërkesë të tillë dhe nuk është diçka zyrtare, nuk e di nëse ka qenë deklaratë spontane”, tha ai.