Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A do të jenë pjesë e “Listës për Familjen”, Shefqet Krasniqi e Halil Kastrati, tregon Korenica

 
   

Deputeti i pavarur, Visar Korencia, pjesë e koalicionit “Lista për Familjen”, ka thënë imami Shefqet Krasniqi dhe kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati nuk do të jenë pjesë e listës zgjedhore.

Ai ka thënë se ata përfaqësojnë vlera por se dhënien e kontributit të tyre do ta vazhdojnë jashtë listave zgjedhore.

“Ata përfaqësojnë vlerat që kanë, por në listat zgjedhore nuk do të përfshihen, sepse nuk e shohin kontribut e tyre duke qenë pjesë listës”, ka thënë Korenica, kur është pyetur nëse Krasniqi e Kastrati do t’i bashkohen kësaj liste.

Ai tha se listës së tyre do t’i prijë Eman Rrahmani, ndërsa që në listë do të kenë 110 kandidatë.

Emrat e Shefqet Krasniqit e Halil Kastratit janë përmendur që do të jenë pjesë e “Listës për Familjen”.