Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A do të jetë përsëri ministre e Arsimit? – Flet Nagavci

 
   

Arbërie Nagavci që ka qenë për 4 vjet të mandatit të Qeverisë Kurti në krye të Ministrisë së Arsimit, ka folur nëse do të vazhdojë të jetë në krye të këtij dikasteri edhe në mandatin e ardhshëm nëse LVV e formojë qeverinë.

Ajo nuk ka dhënë një përgjigje të prerë për këtë, por ka thënë se vendimet do të merren në kryesinë e partisë dhe me miratimin e kryetarit të kësaj partie, Albin Kurti.

“Çdo pozitë publike që kam pasur ka qenë në kuadër të vendimmarrjes tonë të përbashkët për të dhënë kontributin më të mirë aty ku kemi vlerësuar edhe si kryesi dhe struktura të Lëvizjes Vetëvendosje edhe me miratimin vendimin edhe kryeministrit Kurti”, ka thënë Nagavci në emisionin “Këndi i Debatit”.

Ajo është shprehur e bindur se LVV do ta formojë qeverinë.