Meri Gjini i është përgjigjur pyetjes që erdhi nga një djalë në emisionin “7pa5” në Vizion Plus.
Ai donte të dinte nëse do të përmirësohej raporti me partneren e tij dhe nëse do të kenë mundësi për të bërë fëmijë.
“Ka lindur në 3 mars të vitit 1992, zonja në 31 janar të vititi 19193, pyetja e tyre lidhet a do të përmirësohet raporti i tyre dhe a do të kenë mundësi të bëjnë një fëmijë?”, ishte pyetja që lexoi Alma.
Meri Gjini: Duket sikur mundësitë për të pasur bashkëudhëtim dhe për të qenë me njëri tjetrin gjatë janë jashtëzakonisht shumë të mëdha, pavarësisht vështirësive që janë prezente nga korriku i 2022 dhe do të vazhdojnë deri në shtator sivjet. Ka përmirësim ekonomik për djalin. Nevoja për ndryshim tek ai është shumë e madhe por duhet ta kanalizojë në çështje praktike që i përkasin profesionit. Sa i përket nëse e kalojnë me sukses testin e kohës sivjet, nga tetori e në vazhdimësi e kanë të thjeshtë për të ëndërruar për pjesën e bebit. Nëse ja dalin të jenë bashkë, vitin tjetër do të jenë të plotësuar si familje. /vizionplus.tv