Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A do të marrin pjesë në Komisionin Anti-Korrupsion? Ilir Meta: Gjëja më e turpshme dhe skandaloze! Askush nuk e ka penguar Ramën…

Meta: “Të marrësh pjesë në një komision për të legjitimuar ramaformën, e cila shkatërroi reformën duke uzurpuar të gjitha institucionet e drejtësisë, që nga betimet e anëtarëve të GJK te Lana dhe gjithë këto tjetrat. Që nga afirmimi i gjykatësve me tre katër emra që përdoren për të mbajtur të izoluar Berishën.

Të kalosh nga komisioni i Reformës te komisioni i ramaformës, me kontroll absolut të mazhorancës, është gjëja më e turpshme dhe skandaloze. Askush nuk e ka penguar Ramën të luftojë korrupsionin. Askush nuk ka patur më shumë instrumente se ai, madje më shumë se Ramiz Alia.

Ky i ka paurt të gjithë, ka patur dhe 120 deputetë atje dhe ju e dini çfarë bëri. Vetëm ligje me porosi, për klientët e tij dhe për të vjedhur çnjerëzisht’.