Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

“A do t’i dalë djalit Lotaria Amerikane?”, Meri Gjini i jep lajmin surprizues nënës së shqetësuar

E enjtja në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova vjen më afër teleshikuesve se në çdo ditë tjetër të javës.

Astrologia Meri Gjini u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve për shqetësimet e tyre. Nënat që pyesin për fatin dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre nuk mungojnë asnjëherë. Sot, një nënë u interesua nëse djalit të saj do t’i dalë Lotaria Amerikane.

I lindur në 19 shkurt të 98, 26-vjeçari e ka hedhur Lotarinë Amerikane më 2 nëntor.

“Djali i zonjës ka tendencën jashtëzakonisht të fortë për lajme shumë të mira në lidhje me çështje të punës ose me çështje të së përditshmet. Ka një trekëndësh fantastik të marsit, jupiterit dhe uranit që do sjelli ndryshime shumë për mirë. Ka mundësi shumë të fortë për tu ndihmuar nga fati. Të jetë i qetë dhe larg streseve. Djali do gjejë formën për të qenë i lumtur kudo që të jetë, sepse ka tendencë për të ndërtuar jetën jashtë Shqipërisë”, ka qenë përgjigja e Meri Gjinit./vizionplus.tv