Njohësi i teknologjisë Enis Hyseni ka bërë një thirrje të hapur për trajnimin e dronistëve të rinj.
Hyseni i ftuar në emisionin Ora Shtatë, mes tjerash ka folur në lidhje me këtë nismë dhe çka e ka shtyrë deri te kjo ide.
Ai duke përmendur luftën në Ukrainë, tregoi si droni e ka ndryshuar tërësisht terrenin ushtarak
“E dini që lufta në Ukrainë është që dy vite dhe ka ndërruar terreni tërësisht, nuk është lufta që e njohim, është lufta që ka me u zgjeru në vende të tjera, nuk dmth luftë ushtarake, por edhe luftë ekonomike që ka filluar edhe më përpara”, u shpreh Hyseni.
“Një gjë e çuditshme që ka ndodhur në Ukrainë, një mjet civil e ka ndryshuar komplet terrenin ushtarak, siç është droni. Dronat deri vonë janë përdorur për incizime, për kamera, për dasma përdoren te na”.
“Ajo që ka nis ka nis me u përdorë si armë, çdo ditë keni incizime, shumë tanke janë prishur nga ajo, shumë këmbësori janë duke pësuar humbje për shkak të dronit, është treguar armë efektive”.