Eksperti i sigurisë Drizan Shala, thotë se situata në veri tashmë ka kaluar të gjitha normat për të dërguar ato katër komuna në zgjedhje të parakohshme.
Sipas tij, duhet të gjendet një rrugë e cila nuk ndërhyn në ndryshime të orientimit tonë.
Derisa thekson se qeveria nuk duhet të bëjë ndonjë plan ditor politik për të prishur punën dhe pozicionimin e vendit.
Drizan Shala
“Zgjedhjet në veri tani më kanë kaluar edhe normat normale për të dërguar ato 4 komuna në zgjedhje të parakohshme, për të gjetur një opsion më të mirë të garantimit të partneritetit aktual strategjik duke mos ndërhyr në ndryshime të orientimit tonë. Nëse palët do të tentojnë që status quo të mbetet ende si opsioni për të mos vazhduar zbatimin e marrëveshjeve aktuale dhe që mandati i tyre të përfundojë në situatën aktuale të tensioneve. Pra qeveria mos të bëj ndonjë plan ditor politik për të prishur punën dhe pozicionimin e vendit”, thotë ai për Botasot.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, vazhdon të insistojë se fillimisht duhet të hiqen masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe pastaj të shpallen zgjedhjet në veri. Sipas tyre, për të pasur barazi në dialog me Serbinë, duhet të hiqen masat e vëna padrejtësisht ndaj Kosovës dhe pastaj të niset me procedurat të tjera.
Mirëpo, qasjen e tillë e kritikojnë në partinë më të madhe opoziare, PDK, ndërsa analistët politik kërkojnë një zgjidhje ku nuk lëndohet demokracia në veri por as dëmtohen raportet me aleatë.
Kushtëzimin ndaj Bashkimt Evropian për shpallje të zgjedhjeve në veri e ka potencuar gjatë kësaj jave edhe kryeministri Albin Kurti.
Ndërkaq, në Bashkimin Evropian kanë kërkuar nga pala kosovare të ndërmarrë hapa për shpalljen e zgjedhjeve sa më shpejt që të jetë e mundur në veri, por pa përmendur mundësitë e largimit të masave ndëshkuese.