Peshorja është një nga orenditë e shtëpisë që mund të përdorni më shpesh ose ta harroni tërësisht ën një kënd të saj.
Por nëse keni për synim të humbisni në peshë apo të mbani një regjim të caktuar, pjesë e kësaj sigurisht që duhet të jetë edhe peshorja.
Por sa herë duhet të peshoheni për të marrë informacionin që ju duhet mbi peshën tuaj? Një herë në javë, në muaj apo në ditë?
Ekspertët e kanë një përgjigje të saktë për këtë.
Çfarë duhet të dini?
Megjithëse nuk ka një rregull universal për këtë, përgjigja është tërësisht personale.
Nëse peshoheni çdo ditë ka gjasë që të jeni më të motivuar për të humbur në peshë ose për të mbajtur peshën e duhur
Githashtu bëheni më të rregullt në mbajtjen e llogarive mbi këtë çështje.
Në këtë mënyrë mund të kuptoni se cilat ushqime apo mënyra stërvitje janë më efikase për ju apo nëse po ju jep efekt regjimi.
Problemet me të peshuarin çdo ditë
Nga ana tjetër ky proçes mund të kthehet në një problem nëse nuk arrini ta menaxhoni si duhet.
Kjo për shkak se pesha juaj mund të dnryshojë në mënyrë drasktike nga dita në ditë për shkak të lëngjeve apo gjendjeve të ndryshme të trupit.
Disa ekspertë thonë se qëndrimi çdo ditë sipër peshores mund të jetë dekurajues në disa raste pasi mund të kthehet në një stres.
Gjithashtu të shënderohet në një sjellje jo të shëndetshme pasi ju prish humorin.
Si ta zgjidhni?
Siç ju përmendëm edhe më sipër është e rëndësishme të ndiqni regjimin që ju ju bën të ndiheni më mirë.
Ky proces mund të jetë tërësisht individual në varësi se si ju ndiheni teksa e kryeni.
Mënyra më e mirë për të qenë të suksesshëm e të shëndetshëm në këtë pikë është të jeni konsistentë.
Krijoni një regjim dhe përdoreni vazhdimisht për të realizuar qëëlimet tuaja në lidhje me peshën./AgroWeb.org