Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

A duhet t’i lani rrobat e reja përpara se t’i vishni? Ekspertja jep përgjigjen

Le te jemi te sinqertë. Shumica prej nesh lajnë të brendshmet, çarçafët dhe peshqirët përpara se t’i përdorin ato dhe jo gjithmonë rrobat.

Kryesisht sepse janë krejt të reja dhe nëse dikush i provon para nesh i gjithë procesi nuk zgjat më shumë se disa minuta. Ne gjithashtu nuk duam të rrezikojmë diçka që sapo kemi blerë të hyjë në larje ose të fillojë të humbasë ngjyrën.

Por mesa duket, është vërtet e nevojshme të lani gjithmonë një veshje të re përpara se ta vishni. Le të shohim pse.

Dizajnerja e veshjeve Lana Hogue argumenton se ka dy arsye pse duhet t’i vendosim rrobat e reja në lavatriçe përpara se t’i veshim.

Së pari, procesi i provës do t’i lërë ata me shumë mikrobe dhe së dyti, pëlhurat janë të mbuluara me kimikate që mund të shkaktojnë efekte anësore serioze kur bien në kontakt me lëkurën.

Hogue shpjegoi se edhe fibrat natyrale trajtohen me kimikate që mund të çojnë në probleme si dermatiti. “Patjetër që duhet t’i lani rrobat përpara se t’i vishni. Sidomos çdo gjë që vjen në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën ose që mund të djersiteni gjatë veshjes, “shtoi ajo.

/vizionplus.tv