Kur vendosni diçka në gojë dhe derisa të arrijë në stomak, ajo kalon fillimisht përmes faringut dhe më pas përmes ezofagut. Ezofag është një tub muskulor, i cili tkurret dhe zgjerohet për të transportuar ushqimin nga faringu në stomak. Ky ‘udhëtim’ zgjat rreth 8 sekonda. Aty ku lidhet me stomakun ka një kapëse valvule njëkahëshe, e cila mbyllet menjëherë pas kalimit të ushqimit për të parandaluar refluksin gastrik.
Por tretja e ushqimit ka nisur shumë më herët, nga goja. Aty, duke e përtypur, pritet në copa të vogla, për t’i bërë më të tretshme dhe me ndihmën e pështymës fillon procesi i shpërbërjes së saj. Zbërthimi i mëtejshëm bëhet nga acidet dhe enzimat e forta dhe merr një formë plotësisht të lëngshme.
Më në fund, ushqimi tretet në zorrën e hollë, me ndihmën e mëlçisë, pankreasit dhe fshikëzës së tëmthit dhe zgjat rreth 4 orë. Nga ai moment trupi ruan çdo lëndë ushqyese, ndërsa për pjesën tjetër fillon procesi i eliminimit të tyre nëpërmjet zorrës së trashë