Situata në Bansjkë mundët të përsëritët, rreziqet dhe kërcënimet janë akoma.
Serbia po vazhdon të bëjë tensione të vazhdueshme dhe provokime të qëllimshme për të tensionuar situatën.
Duke njohur shtetin serb dhe kujtuar sulmin terrorist në Banjskë atëhere mund të themi që institucionet e sigurisë së vendit duhet të jenë në vazhdimsi në gatishmëri.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
Ai thotë se veriu i vendit është përballur në vitin 2023 me sfida të sferës së sigurisë por që kanë treguar profesionalizëm të duhur.
Drizan Shala
“Çfarë mund të them që viti 2023 ishte një vit më i vështirë se 2008 dhe 2011 në veri në sferen e sigurisë! Institucionet tona të sigurisë janë sfiduar por kanë treguar profesionalizëm dhe maturi për të mbrojtur integritetin e vendit”, u shpreh ai.
Eksperti i sigurisë më tej thekson që ne do të jemi gjithmonë një hapë para veprimeve të armiqëve.
“Se çfarë do të sjellë viti 2024, mbetet për t’u parë, por një gjë për të cilën jemi të sigurt është se do të jemi një hap përpara veprimeve të çdo strukture armiqësore bazuar në informacionin që do të marrim në rrugë operative. Sipas gjitha projeksioneve pjesa e vitit të dytë do të jeta pika referuese për pas zgjedhjeve në BE atëhere do të kemi një të qartë se ku dhe si do të rrjedh e gjithë periudha”, u shpreh eksperti i sigurisë, Drizan Shala për “Bota sot”.
Kujtojmë që nga agresionit serb në Banjskë, u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe se prijësi i këtij sulmi, Radoiçiq nuk është kapur dhe dënuar ende.