Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

A është i dëmshëm përdorimi i antidjersës për shëndetin tuaj?

Djersa ka si funksion rregullimin e temperatures së trupit tuaj. Prandaj gjëndrat e djersës, që gjenden në të gjithë trupin, aktivizohen si kundër përgjigje ndaj temperaturave të larta.

Gjëndrat e djersës ndodhen nën lëkurë dhe janë të lidhura me sipërfaqen e jashtme me një tub të vogël të quajtur kanali i djersës.

Megjithatë i nxehti nuk është shkaktari i vetëm. Ne gjithashtu fillojmë të djersisim edhe kur jemi nervozë.

Djersa në vetvete është pa erë, por bakteret në lëkurë krijojnë atë aromë të mprehtë, të cilën përpiqemi ta maskojmë me produkte të ndryshme.

Kohët e fundit antidjersa është cilësuar si e dëmshme për shëndetin dhe kjo për shkak të aluminit, përbërësit aktiv në të.

Por sa i vërtetë eshtë ky pretendim? A është e vërtetë se deodoranti është më i sigurtë se antidjersa? AgroWeb.org iu njeh më poshtë rreth kësaj çështjeje.

Ndryshimi midis antidjersës dhe deodorantit

Edhe pse termat antidjersë dhe deodorant përdoren shpesh në mënyrë të njëjtë, ato janë dy produkte të ndryshme.

Antidjersa bllokon kanalet e djersës me anë të një përbërësi të quajtur klorohidrat alumini dhe parandalon sekretimin e djersës.

Nga ana tjetër, deodoranti nuk është krijuar për të bllokuar sekretimin e djersës, por për të frenuar bakteret që shkaktojnë erën e keqe.

Deodoranti është zakonisht  me bazë bazë alkooli, i cili e bën pH e lëkurës më acide, duke e bërë atë më pak tërheqëse për bakteret.

Si antidjersa ashtu edhe deodorantët zakonisht mbushen me aromë për të maskuar aromat e pakëndshme.

A është i dëmshën alumini tek Antidjersa?

Kërkimet e deritanishme sugjerojnë se ai nuk është toksik, por ende studiuesit nuk e dinë këtë me siguri.

Megjithatë dy shqetësimet kryesore të lidhura me aluminin janë: kanceri i gjirit dhe sëmundja e Alzheimerit.

Alumini dhe kanceri i gjirit

Dyshimet rreth lidhjes midis aluminit dhe kancerit të gjirit buruan nga fakti se tumoret shpesh gjenden në zonën e gjirit, pranë sqetullës.

Për më tepër, disa biopsi zbuluan se indet malinje të gjirit përmbanin depozita alumini.

Por hulumtimet kanë treguar se indet e kancerit të gjirit nuk duket të kenë më shumë alumin sesa indet normale

Megjithë atë dyshimet qëndrojnë në faktin se për shkak se trupi juaj nuk mund t’i nxjerrë toksinat me anë të djersës. Këto substanca qëndrojnë të bllokuara duke grumbulluar toksinat që shkaktojnë kancer.

Por trupi juaj i filtron toksinat përmes veshkave dhe mëlçisë, e jo gjëndrave të djersës.

Gjithashtu kur përdorni antidjersë, turpi juaj absorbon vetëm një sasi shumë të vogël të aluminit.

Dhe kjo sasi është më e vogël sesa sasia e aluminit që merrni çdo ditë nga ushqimi.

Përfundimi është se studiuesit nuk kanë arritur të provojnë këtë lidhje.

Alumini dhe Alzheimeri

Edhe pse pllakat e formuara në trurin e pacientëve me Alzheimer përbëhen nga alumini, nuk ka asnjë lidhje që të tregojë se përdorimi i antidjersës ndikon në trurin tuaj.

Edhe nëse alumini luan një rol në formimin e tyre, sasia që hyn në trupin tuaj përmes antidjersës është aq e papërfillshme sa nuk ka shumë të ngjarë të shkaktojë ndonjë dëm./AgroWeb