Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A është ndarë me Xhensilën për të shpëtuar pasurinë? Ja si përgjigjet Bes Kallaku

Në rrjet po qarkullon lajmi se Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë shpikur një situatë, duke u shtirur në publik sikur i kanë dhënë fund martesës së tyre nga e cila kanë edhe dy fëmijë, për të shpëtuar pasurinë.

Bes Kallaku i cilësoi haluçinacione këto deklarata, që sipas tij marrin vëmendje në media vetëm për klikime.

“Vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit.

Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tënde. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë”, tha Bes Kallaku.