Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A është ndër kryetarët më të pasur? Kjo është pasuria milionëshe e Ramiz Lladrovcit, shtëpi, vetura luksoze e kursime…

 
   

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar raportet e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë. Në nga që ka publikuar pasurinë, është edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai ka publikuar tek pasuria e paluajtshme vlerë të mëdha, duke përfshirë shtëpi, banesa, toka, locale e truall. Të gjithë këto kapin vlerën që i afrohet një milioni, apo saktësisht mbi 900 mijë euro.

Por kryetari Lladrovci ka edhe pasuri të luajtshme të shumta, siҫ i ka deklaruar ai vetë. Ai ka deklaruar tek APK-ja se ka gjithsej 120 mijë euro të kursyera. Nga këto tri vetura të tij personale, në vlera luksoze, ndërsa dy të tjera në pronësi të fëmijëve.

 Image 

Fëmijët ka deklaruar se posedojnë një kompani private në vlerën prej 10 mijë euro.

Derisa mbi 70 mijë euro janë kursimet e tij, ai ka deklaruar se ka edhe mjaftë borxhe. Vlera e borxheve-kredieve të tij kap vlerën mbi 140 mijë euro.

 Image 

Të hyrat vjetore të tij, bashkëshortes dhe fëmijëve janë në vlerën mbi 100 mijë euro.

Në total, vlera e gjithë pasurisë së tij të deklaruar kap vlerën mbi 1 milionë e 200 euro.

 Image