Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka thënë se nuk ka gabuar që i ka hyrë politikës, ani pse ishte artiste me emër të madh para këtij hapi të marrë.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Hoxha tha se pavarësisht artit, arkitekturës dhe shkrimeve të saj, ajo në shpirt dhe në thelb ishte gjithmonë aktiviste..
“Unë personalisht për vetën time nuk mendoj që kam gabuar, për fakti që edhe në art, edhe në arkitekturë, edhe në shkrimet e mia, unë në shpirt dhe në thelb kam qenë aktiviste. Dhe politika nuk është asgjë më shumë se aktivizim, por ka platformë më të gjerë në kuptimin që ofron njerëz, ofron program dhe ka kuptim të ligjeve në fuqi me marr mandat, dhe me marr vendime në emër të dikujt tjetër”.
“Përderisa si aktivist civil mundesh me demonstru, me avoku, të krijosh një momentum që të ndryshosh diçka, por me marr vendime nuk ke mundësi”, tha ajo.