Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

A është plakja e trurit e trashëgueshme, nga se shkaktohet dhe kujdesi që ju duhet

Sëmundja më e përfolur e viteve të fundit është pa dyshim plakja e trurit. Të dhënat e përhapjes së saj tregojnë shifra të cilat shtrihen në të gjithë botën e në të gjitha moshat.

E teksa kjo ndodh, pyetjes se nga se shkaktohet kjo sëmundje ekspertët ende nuk mund t’i japin një përgjigje të saktë.

Kurimi i plotë i saj që në gjenezë është një tjetër rrugë e gjatë, në të cilën po hidhet ende dije me anë të studimeve.

Në këtë artikull do t’ju shpjegojmë një ndër pyetjet më të shpeshta rreth kësaj gjendje.

Sëmundjet që plakin trurin

Shumë prej personave që kanë afër tyre persona të cilët janë të prekur nga ndonjë lloj dementia apo plakje trurit, kanë shqetësimin e zhvillimit të kësaj sëmundje ndër breza.

Ekspertët thonë se në këtë pikë rastet mund të jenë nga më të ndryshmet, në varësi të tipit të sëmundjes.

Në grupin e sëmundjeve të plakjes së trurit bëjnë pjesë disa prej tyre me simptoma dhe veprim të ndryshëm.

Këtu përmendim, dementia vaskulare, dementia frontotemporiale apo lloje të rralla të dementias si  sëmundja e Huntingtonit apo Parkinsoni.

Në renditjen e këtyre sëmundjeve, mjekët shprehen optimistë për disa raste dhe pak me skeptikë për një grup tjetër.

Sipas tyre, egziston mundësia që plakja e trurit të trashëgohet nga njëri brez tek tjetri brenda familjes, por në disa raste specifike dhe të rralla.

Llojet e trashëgueshme

Pjesa më e madhe e sëmundjeve që plakin trurin nuk është e trashëgueshme nga gjyshërit tek nipërit.

Megjithatë gjenet kanë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e jetëgjatësisë dhe mënyrës se si organizmi funksionon.

Duke bërë kështu që një mundësi e vogël e trashëgimit të ‘sëmundjeve të harresës’ të egzistojë nëse ato janë prezente brenda në familje.

Alzhaimer

Në rastin e Alzhaimer mjekët shpjegojnë se gjithçka varet nga mosha e presonit të prekur fillimisht.

Nëse kjo sëmundje zhvillohet në moshën 80-90 vjeçare atëhere mundësia për të qenë e trashëgueshme është thuajse zero.

Në rastet kur familjarë apo të afërm tuaj e zhvillojnë këtë sëmundje para moshës 60 vjeç ose rreth kësaj moshe, ajo mund të jetë e trashëgueshme.

Quhet ndryshe plakja e trurit tek të rinjtë dhe shfaqet zakonisht si pasojë e abuzimeve të ndryshme.

Mjekët nuk ngrenë një shqetësim konkret pasi, vetëm 1 në 33 persona e zhvillojnë këtë sëmundje para moshës 50 vjeç.

Edhe tek llojet e tjera të plakjes së trurit, ajo çfarë ka rëndësi është koha e shfaqjes së sëmundjes tek të afërm apo familjarë.

Dementia Vaskulare

Në rastin e dementias vaskulare ajo çfarë ka rëndësi është parandalimi.

Prindërit mund të kalojnë tek fëmijët gjenet të cilat mund të shkaktojnë dementia në të ardhmen.

Këto gjene shpesh janë të njejtat të cilat mund të shkaktojnë edhe sëmundje si diabeti, tensioni i lartë, sëmundje të zemrës apo ishemi.

Prandaj është e rëndësishme të keni gjithnjë një stil jetese të shëndetëshëm.

Dementia Frontemporiale

Në rastin e demenatias frontemporiale, rreth 40% e personave që preken nga sëmundja kanë një person të afërm me histori të plakjes së trurit në një periudhë të jetës.

Kjo e bën atë një risk të vazhdueshëm përsa i përket trashigimisë nga prindi tek fëmija.

Gjithsesi kjo lloj dementia konsiderohet si një tip shumë i rrallë për tu shfaqur, në të cilën ndikojnë shumë faktorë.

Lloje të tjera të dementias së trashëgueshme janë, sëmundja e Huntingtoni apo Parkinsoni i kthyer në dementia.

Kalimin nga njëri brez tek tjetri të ketyre sëmundjeve e përcakton një gjen ‘dominant’ i cili mund të merret vetëm nga njëri prej prindërve.

Rastet e diagnostikimit me këto lloj sëmundjesh janë të rralla, por mjekët sugjerojnë të bëni kujdes.