Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A është Vuçiç pas sulmit në Banjskë? Analisti amerikan vjen me një thirrje: NATO të hetojë ngjarjen

Analisti Edward Joseph tha në një intervistë për Euronews Albania se sulmet e së dielës në veri të Kosovës mund të shkonin edhe më keq.

Kur tha këtë, analisti u bazua në armatimet e terroristëve serb që madje kishin dhe shenja ku lexonte KFOR mbi armë.

“Ne kemi parë prova dhe është e frikshme se sa shumë armatime kishin me vete sulmuesit serbë. Kishin madje dhe shenja të cilat lexonin KFOR mbi armatimet e tyre. Mesa duket ata ishin duke u përpjekur ose do të ndërmerrnin ndonjë sulm edhe më të tmerrshëm,” – u shpreh Joseph.

Ndërkaq, sipas tij, sulmet duhen hetuar nën mbikëqyrjen e NATO-s.

“Çdo gjë që lidh sulmuesit me Listën Serbe është një lidhje me qeverinë e Beogradit. Për këtë zhvillim shumë serioz dua të them se ajo që zoti Borrell e quajti agresion terrorist dhe ajo që tha zoti Hovenier se ka qenë një plan për të destabilizuar rajonin duhet të ketë një hetim të udhëhequr nga NATO për të zbuluar të gjitha faktet për këtë ngjarje,” – u shpreh Joseph.