
Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli ka shkruar në lidhje me shtatë seancat e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, të cilat kanë përfunduar pa rezultat dhe pa u zgjedhur kryekuvendarja.
Ai ka thënë se kjo situatë e krijuar për të është dëshpëruese.
Kërçeli ka uruar që “opozita të reflektoj”, dhe të dalin nga kjo situatë e bllokimit.
Ai ka “shuar” edhe dilemat e shumta në lidhje me mëditjet e tyre për shtatë seancat që përfunduan pa rezultat.
“Dua ta sqaroj se mëditjet paguhen vetëm për një seancë, sepse seancat tjera janë vazhdim i seancës së parë të 15 prillit 2025”, ka shkruar Kërçeli.
Postimi:
Kjo situatë në të cilën po kalojmë, normalisht që nuk i pëlqen askujt. Për mua si deputet për herë të parë, kjo është dëshpëruese.
Uroj që në seancat e ardhshme opozita të reflektojë e të dalim nga situata e bllokimit.
Këto ditë kam parë shumë statuse në lidhje me mëditjet që marrim si deputetë për këto seanca të cilat po ndërpriten. Por dua të sqaroj se mëditje për seanca nuk paguhen më që nga 14.04.2023. Mëditje për seanca nuk ka tashmë që dy vite.