Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A iu propozua Hungaria për t’u arratisur si Gruevski? Meta zbulon si qëndron e vërteta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndërsa ishte i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, në Vizion Plus përballë gazetarëve Roland Zili dhe Mentor Kikia, ka folur për akuzat e tij ndaj SPAK dhe Altin Dumanit, si dhe për të ardhmen politike.

Gjatë deklaratave të tij Meta se i kanë propozuar të arratiset. Referuar kësaj deklarate moderatorja Borakaj e ka pyetur nëse vendi që i kanë sugjeruar për tu arratisur është Hungaria dhe a ka lidhje me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski, Meta tha se ka respekt për këtë të fundit.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ku ju sugjeruan të ikni? Cili ishte vendi, ishte Hungaria?

Meta: Pse Hungaria?

Borakaj: Ka lidhje me Gruevskin?

Meta: Kam shumë respekt për Gruevskin. Bëri gabim që iku. Ai iku për shkak të nepotizmin, emëroi një kushuririn e tij shef dhe Gruevski pagoi kostot e tij. Maqedonia në kohën e tij ka qenë një nga modelet më të suksesshme.