Dy ish-banorët e Big Brother VIP, Ronaldo Sharka dhe Efi Dhedhes patën një miqësi të mirë gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.
Mirëpo në rikthimin e tyre të dytë në shtëpi, ata patën një përplasje mes njëri-tjetrit e cila solli dhe krisjen e miqësisë që kishin krijuar përgjatë atyre muajve.
E pas përfundimit të spektaklit të madh, dyshja nuk janë parë më nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe së fundmi fansat janë kurioz të dijnë se çfarë raporti ruajnë dyshja sot.
Moderatori realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit, ku i ka shuar të gjitha dyshimet rreth miqësisë së tyre.
I pyetur nëse është ende shok me Efin, Ronaldo publikoi një screenshot të bisedës mes tij dhe ish-banores ku e pyeste nëse ishte në gjumë, duke treguar kështu që miqësia mes tyre vazhdon ende dhe të gjitha keqkuptimet që ndodhën në Big Brother i kanë hedhur pas krahëve.