Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“A je në tokë të bukës oj zonjë”, Kusari dhe Mehmetaj përplasen në Facebook, shkak Maratona e Tiranës

 
   

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe gazetari Lirim Mehmetaj janë përfshirë në një debat në Facebook.

Polemika nisi pasi Kusari-Lila shkroi se si në një maratonë vrapimi që u mbajt në Tiranë sipas saj s’iu është njohur përkatësia shtetërore, duke shpërndarë një listë të pjesëmarrësve.

“Së pari uroj të gjithë vrapuesit nga mbarë trevat shqiptare dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse për përfundimin me sukses të Tirana Marathon dje në Tiranë! Urime edhe organizatorëve për garën e bukur dhe numrin e madh të pjesëmarrësve! Por, përderisa të gjithë pjesëmarrësve nga vendet tjera, ju njihej përkatësia shtetërore dhe shënohej flamuri shtetëror në rezultatet e garës, fatkeqësisht kjo nuk ishte rasti me vrapuesit nga Kosova”, shkroi ajo.

Mehmetaj i komentoi në postim duke thënë se lista e shpërnarë nga Kusari-Lila ishte e një portali grek dhe jo lista zyrtare e Maratonës së Tiranës.

“A je ne toke te bukes oj zonje? Kjo liste qe e ke shpernda ti eshte e nje portali grek, nuk eshte lista zyrtare e Maratones se Tiranes. A nuk po e sheh qe ne fund e ke “.gr”, qe te tregon se eshte domein grek. Lista Zyrtare e Maratones eshte krejt tjeter dhe aty jane vetem emrat e atleteve dhe koha e arritur. 30 sekonda kerkim ne internet dhe e gjene. Mo more keshtu se ke pozite te larte shteterore. Qe lista e Maratones: https://tiranamarathon.com/…/Tirana-Marathon-2022…“, shkroi Mehmetaj.

Por Kusari-Lila i tha atij se këtë listë “e kanë postu Tirana Marathon”, dhe për këtë është kontraktuar një kompani greke.

“Lirim kjo lista që e kanë postu Tirana Marathon, nuk ka asnjë përfaqësim shtetëror, se është e përpunuar.Lista që kam ndarë unë, është lista zyrtare e rezultateve me numrat dhe kategoritë si janë regjistruar vrapuesit.Për atë proces është kontraktuar kompania greke, që ndodhë zakonisht në shumë vende të rajonit, pasi janë të profilizuar për këtë punë.Por, rezultatet zyrtare, të publikuara automatikisht nga sistemi i administrimit (që është kompani greke), nuk e kanë Kosovën shtet.Kjo është GABIM i madh apo lëshim i organizatorit. Pasi, edhe një herë, kompania që kontraktohet NUK mund të bëjë politikën e shtetit.Pra, të gjithë që vrapojnë e dijnë se vetëm rezultati nga sistemi është zyrtari, pra, ky që e kam publikuar unë, se aty janë të gjitha informatat për përformancën gjatë vrapimit.Kjo që ke nda ti, është përmbledhje e rezultateve finale, prapë, pa emrat e shteteve dhe detajet tjera të vrapimit.30 min po të vrapojshe në ndonjë garë, do ta dije këtë detaj! Shëndet!”, shkroi ajo.

Mehmetaj i replikoi sërish, duke i thënë se kjo “është tjetër gjë”.

“Mimoza Kusari hahaha po eshte tjeter gje me kontraktu nje kompani per kryerjen e nje sherbimi, tjeter eshte me detyru cka nxjerr ne faqen e vete. A i keni detyru kompanite greke qe iu keni dhene tendere ne KEK qe me njofte shtetin e Kosoves ne faqet e kompanive te tyre? Lista e maratones nga Tirana eshte linku qe ta dergova me larte dhe s’ka asnje problem me te”, shkroi Mehmetaj.