
Qeveria e Sirisë ka mohuar lajmet se presidenti i këtij vendi, Bashar al-Assad është larguar nga vendi.
Ai mbetet në Damask dhe po kryen punën e tij nga kryeqyteti, tha agjencia shtetërore e lajmeve siriane, raporton Aljazeera.
Vendndodhja e tij e saktë nuk dihet, megjithatë, dhe raportohet se ai nuk është parë prej ditësh.
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Assad dhe familja e tij kanë ikur në Rusi, pasi opozita siriane ka filluar të marrë kontrollin në shumicën e vendit.
Këta të fundit raportohet se kanë marrë në kontroll edhe qytetin Homs dhe kryeqytetin e Damaskut.
ShBA ka paralajmëruar se regjimi i Assadit do të bije për pak ditë.