Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç është pyetur ditën e sotme nëse ka marrë një përgjigje nga Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç për një takim të mundshëm të Mal të Zi për të arritur marrëveshjen mes tyre.
Ai u shporeh se nuk kanë marrë ende përgjigje por theksoi se nëse është nevoja, do të jenë në dispozion të dy vendeve për të arritur një konsensus.
“Unë e kam takuar kryeministrin Kurti në Maqedoni para disa ditësh para Forumit të Prespës. Ne këtë ofertë e kemi pasur shumë miqësore.
Mali i Zi si një shtet që ka relacionet në shumë nivel të lart në rast se mendojnë se mund të takohen në këtë vend janë mëse të mirëpritur. Nuk kemi marrë përgjigje por në asnjë moment nuk kam parë asnjë negativitet në lidhje me këtë ofertë. Qëllimi ynë është me ardhur deri te marrëveshje. Qëllimi jonë ishte me ardhur deri te marrëveshja. Në rast se është nevoja me qenë në dispozicion ne jemi këtu”.