Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A ka marrëveshje me Ramën? Gazment Bardhi reagon pas mbledhjes së grupit të PD

Kreu i grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Rithemelimit, deklaroi se nuk ka asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Ai u shpreh se ka vetëm dialog, për të rikthyer jetën normale parlamentare në vend, duke plotësuar kërkesat legjitime të opozitës.

“Për ne normalizimi i jetës parlamentare ka qenë dhe mbetet qëllim i joni. Zgjidhja e kërkesave sjell normalitetin në Kuvend. Grupi parlamentar të PD i qëndron dakordësisë të arritur që dje në Konferencën e Kryetarëve. Nuk kam qëndrim për çfarë ka thënë Salianji, secili mund të mbajë qëndrimin e tij. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka mbështetur dakordësinë në parim, për atë që kanë shprehur dje në mbledhje.

Me Ramën ka një dialog për t’i dhënë zgjidhje situatës në Kuvend, situatë që nuk është shkaktuar për shkak të opozitës, por se nuk janë plotësuar të drejtat e opozitës. Më 12 tetor nisi aksioni ynë, pasi na u rrëzuan dy Komisione Hetimore”, deklaroi Bardhi.