Një debat me tone te larta ka ndodhur mes aktorit Jul Deda dhe Gazit në “Big Brother VIP”, pasi ky i fundit i ishte betuar Romeos për fëmijët, në mënyrë që ai ta besonte.
Ky veprim i Gazit ka revoltuar disa prej banorëve, pro ai që është prekur më shumë ka qenë Juli, i cili u shpreh duke i thënë: “A ke turp mor burrë? Je 60 vjeç burrë i betohesh Romeos për fëmijët të të besojë Romeo”.
Ndërkohë Gazi është shprehur tejet indiferent, duke i thënë se Romeo nuk i ka kërkuar të betohet, por ka qenë vet ai që e ka thënë.
Ndër të tjera ai u tha banorëve për këtë situatë “ç’ju duhet juve”.
“E ke ul veten shumë para Romeos”, thksoi Juli më tej.
Juli: A ke turp mor burrë? Je 60 vjeç burrë i betohesh Romeos për fëmijët të të besojë Romeo. Sa i vogël u tregua mor.
Gazi: Pse mo i ndodhi ndonjë gjë? Doni me përdor fëmijët e mi ju?
Juli: Ti po i përdor me i mbush mendjen Romeos. Ai është përdoruesi më i keq i familjes këtu. Sara mos fol më me të.
Gazi: Romeo nuk më kërkoi të betohem, dhe i thash që zë be fëmijët që skam lidhje… S’ka punë ai.
Juli: E ke ul veten shumë para Romeos.
Gazi: Mos e zë me më gojë. Ti mos i jep zë kësaj gjëje që kam bërë unë për fëmijët e mi. Përdor fëmijët e ti. Ç’punë ke ti se çfarë bëj unë.
Juli: Po ja ke thënë të gjithëve më. Ik bëhu me atë që të shfrytëzon për të gjitha. Sot ke dalje. Ke tregu që je më i vogël se Romeo.
Gazi: Po mbroni liderin e madh. (Julin)
Ledjona: Po ke prekur fëmijët mo
Gazi: Po ç’ju duhet juve.