Kremlinologjia është si të lexosh gjethet e çajit ose lëvizjen e yjeve për të parashikuar fatin. Pra është më afër një arti sesa shkencës, dhe informacioni që arrin të dalë prej andej publikohet vetëm për t’i shërbyer intrigave të mëtejshme të pallatit.
Gati 3 javë pas rebelimit të njësitë ushtarake mercenare Wagner të Yevgeny Prigozhin, Kremlini po bën gjithçka që ka në dorë për të projektuar një fasadë të qëndrueshmërisë dhe normalitetit.
Por asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta. Dhe pavarësisht paqartësisë së politikës së Moskës, kanë nisur të shfaqen disa kërcënime thelbësore ndaj Putinit (nga të cilat Prigozhin është vetëm një manifestim veçanërisht i frikshëm).
Aktualisht Putini është i përfshirë në një luftë për pushtet në 3 fronte: kundër forcave të Prigozhin dhe Wagner; kundër pakënaqësive brenda hierarkisë së tij ushtarake; dhe kundër vetë opinionit publikut rus, që i nxitur nga influencuesit nacionalistë, e ka dëshmuar veten që është në fakt shumë larg besnikërisë ndaj regjimit.
Vladimir Putin e di se rebelimi i Prigozhin mund të hapë “Kutinë e Pandorës”, me pretendues të tjerë për pushtet dhe me kryengritje të vazhdueshme për pjesën tjetër të mbretërimit të tij.
Por në një nivel më të thellë, e djathta nacionaliste, për të cilën Prigozhin është shndërruar në simbolin e preferuar, ofron tani një alternativë ndaj monopolit të Putinit mbi mendimin politik në Rusi.
Dhe ky është një kërcënim shumë më thelbësor për Putinizmin: shfaqja e një lëvizjeje ideologjike që sfidon shtypjen që ka përdorur ndaj kulturën politike të Rusisë për një brez të tërë. Larg nga një disfatë përfundimtare, Prigozhin cilësohet tani si një simbol i sfidës së ardhshme.
Edhe pse tani për tani grushti i shtetit të tij dështoi të rrëzonte Ministrinë ruse të Mbrojtjes Ruse, Grupi Wagner vazhdon që të veprojë jashtë kontrollit të këtij institucioni ushtarak. Dhe ndonëse autoritetet ruse kanë filluar tashmë që ta çmontojnë perandorinë e tij personale tregtare, Prigozhin nuk është aspak pa para.