Gjatë ditës është raportuar se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po mbetet pa avokatë në Hagë, duke u aluduar se “Kosova nuk i ka kryer obligimet financiare ndaj tyre”.
Ministria e Drejtësisë në një komunikatë ka thënë se kanë marrëveshje me avokatin Luka Misetiq të cilin thonë ta paguajnë rregullisht.
Për këtë Sadri Ramabaja, analist në “Pressing” ka thënë se është dezinformuar rreth këtij lajmi.
Ai thotë se kjo nuk ka të bëjë me Qeverinë e as Kuvendin. Rreth kësaj teme pati debat me gazetarin Baton Haxhiun.
“Shikoni mjafton me përmend tre shkronjësin UÇK që shqiptarët të bashkohen”, tha Ramabaja.
“Unë thash situata është e tillë dhe ministria ka dalë kaq lehtë, por tash e kemi një situatë tjetër ku duhesh të reagosh”, ia ktheu Haxhiu.
“Ai vllau i tij tha që ne kemi një kontratë të zyrës së avokaturës dhe askënd nuk e fajëson, as Qeverinë, Kuvendin si ndodh që mediat të publikojnë dezinformata të tilla”, tha Haxhiu.